September 02, 2006

Londra

Sot u tremba kur mendova se po me zhdukeshin pasionet. Tek ecja ne Londer, duke u lekundur nga cantat e medha te mbushura me rroba qe nuk do te vishen kurre, arrita ne perfundimin se kisha gati nje vit qe jetoja ne kete qytet, dhe nuk kisha pare shume per te mos thene asgje. Kisha ardhur pa asnje lloj emocioni, e shtyre nga rrethana te justifikueshme dhe tmerri ishte se e kisha pranuar kete gjendje "bezhe" aq lehte saqe deri sot, 10 dite perpara se te largohem perfundimisht nga ky qytet, nuk e kisha vrare mendjen per te vepruar ndryshe. Londra me dukej si "i njohuri te nje te njohures sime" qe rastesisht ka perfunduar me mua ne nje tavoline kafeje, ne nje mengjes te hene ndersa "e njohura" eshte larguar per pak caste, dhe se bashku shkembejme muhabete te vogela mbi tituj gazetash apo udhetimet tona, biseda me prapashtesa -eh dhe -varja. Bisedat spirale ne qender kane vetem nej pritje te deshperuar per tu shpetuar nga ndermjetesimi i detyruar i pales se trete, "qe duhet te vije nga momenti ne moment". Ne rastin tim me Londren, shpetimi eshte data e perfundimit te studimeve. Aq e perqendruar kam qene tek ky "shpetim"saqe e kuptova se kam anashkaluar nje bote, nje qytet te rende me histori, me detaje kulturash e jetesh te sperkatura neper rruget e ngushta, me nje mori ekzibicionesh zelarta deshirash e idesh ne cdo gjuhe te mundshme, me shije curry apo Cheshire barbeque Sauce...nese do ta beja film kete skene, une do te isha ne mes, diku ne Regent Street e hutuar ne buze te nje trotuari, dhe rreth meje te gjithe do te ecnin shume shpejt, ne fakt me shume do ti ngjante nje videoje muzikore. Dhe ne fund perpara meje do te ndalonte nje Black Cab, destination Heathrow. Kam tre dite ne dizpozicion per ta thyer "mallkimin e pritjes" dhe kam vendosur te dale. Do te dale vete, do te ndjek ndonej grup njerezish qe ecin ngadale e shohin vetem lart, do te iki te kap ekspoziten e fustaneve te mbretereshes ne Buckingham palace, edhe pse nuk besoj se do te me lejojne te prek cohen (kjo eshte deshira ime e vetme). Ndoshta do te kaloj edhe nga Madamme Tussaud, por e di qe do te nxitoj drejt Angelina Jolie apo Brad Pitt, duke anashkaluar te tjeret. Do te shoh nese Jolie eshte me e gjate se une, do te qetesohem duke menduar se dylli te fsheh difekte "qe ajo me siguri i ka kur zgjohet ne mengjes", me pas do ti afrohem Pitt e serish do te mendoj per Aniston, jo per fatkeqesine e saj te divorcit, por per fatkeqesine e gjykimit njerezor ndaj pamjes se jashtme. Do te mendoj per ate grup njerezish te shtrire ne te gjithe boten te cilet mbeshteten Aniston sepse thelle thelle, pamja e saj asimetrike iu jepte shprese se diku, qofte edhe ne nje segment endrre te nje dreke vere, ata "njerezit normale" do te kishin mundesi per te patur Ate "mashkullin me te bukur ne bote". E kur perralla mbaroi, te gjithe u revoltuan, por jo per ndarjen sesa per faktin se "me i bukuri ne bote" u FITUA (fjala magjike) nga "me e bukura ne bote", duke nxjerre ne pah friken e erret te tyre se ata "njerezit normale" do te bien perfundimisht ne shtrat me ata "njerezit normale e gerhites me kanatiere " ndersa ata "njerezit e bukur" do te presin qetesisht, duke lexuar Danielle Steel ne shilaresin e nje shtepie te bardhe, "njeriun e bukur" ti puth pa mendje.
Duke u rikthyer tek Londra; Kam menduar 100 gjera qe do te beja tre ditet e fundit, 80 prej tyre kerkojne shpenzime te medha, 20 te tjera duan te pakten nje shoqerim, mundesisht nga dikush qe ka pak pasion, por qe fatkeqesisht nuk njoh anje pervec disa 'comradeve" ballkanike te cilet shpenzojne me shume kohe ne boten virtuale te mbrujtur me alfabete cirilike sesa jashte. Nuk e di, ndoshta do te dizenjoj nje plan kursimi parash, per tu rikthyer serish me dike e per te bere ato qe nuk bera kurre gjate nje viti. Vetem se pak e pamundur ehte dhe kjo, duke qene se ne vendin tim vendimet e befasishme per te udhetuar diku, te shuhen gradualisht atje nga ora e katert e pritjes neper rradhet e ambasadave apo te plotesimit te formulareve me pyetje kurioze e te bezdishme mbi detajet e udhetimit. Sidoqofte, do te bej dicka. Ndoshta do ta nis nga Hyde Park. Lutiu te mos jete kohe e mire (nje lutje qe plotesohet me shpesh sesa e mendoni), sepse perndryshe do te perfundoj e shtrire ne ndonje cope bari prane mini-liqenit duke lexuar...ndonje roman te trishte, apo duke admiruar ata qe kane qen, ose femrat me trupa te tonifikuar qe vrapojne rregullisht neper rrugicezat e parkut. Dhe kjo do te me haje kohe, shume kohe derisa te bjere dielli e mua me duhet te nxitoj per te bere pazaret e fundit per familjen...sepse duhet ta dini..."po vij nga jashte shtetit"...

No comments: