June 21, 2007

RIKUPERIMI MODERN

Ja pra, u ndava, pas gati tre vjetësh marrëdhënie moderne. Në një qytet të modernizuar, në një apartament të kompletuar me një stil modern minimalist, një ditë të bukur dëgjova edhe shprehjen moderne të ardhur nga goja e një mashkulli modern perëndimor “Nuk jam gati të krijoj familje”. Dhe nuk ishte një shprehje që vijonte pas një debati të gjatë, jo ishte e thjeshtë, direkte, hyri pa zhurmë në shtëpi, ndoshta ishte fshehur në xhepat e kostumit të tij të cilin ia kisha blerë tek Marks and Spenser në Londër. Në atë moment kur lëshoi fjalinë, unë isha duke u sorrollatur në internet siç bëja zakonisht kur e prisja të vinte në orët e vona. Pikërisht në atë moment, duhet të ishte rreth 23:42 minuta unë po chatoja në msn me një shoqen time, të cilës po i tregoja për të dielën që kisha kaluar së bashku me të dashurin tim jashtë Tirane, po i thoja me shaka se sa më mërziste kur e zinte gjumi ashtu duar mbledhur në kolltukun e madh, me telekomandën pranë vetes. Atë moment madje po qeshja kur kujtoja fytyrën e tij dhe syzet që I vareshin e I pengoheshin nën faqe ndërsa mundohej të levizte i pavetëdijshëm.
Pasi më tha se ishte konfuz, se nuk ndihej gati për familje, se ishte I shkatërruar nga trutë, vijoi të më thoshte se kishte fjetur një natë më parë me një femër, të prezantuar në një nga ato darkat mashkullore, ku meshkujt mashkullorë shqiptarë, pasi kanë “vënë në gjumë” gratë e tyre nisin sfidat mashkullore ‘e q…dot atë apo s’e qi”.Fatmirësisht ky e kishte fituar sfidën me një “p…të mirë” që sipas tij “I bënte numra”. E më pas, në kuadër të sinqeritetit të tij tepër të lakmueshëm në një marrëdhënie të hapur dhe moderne si e jona, më tregoi se e gjitha ishte sepse ndihej i mërzitur me veten dhe me gjendjen e tij shpirtërore. Falë një college course pre-psychology që kisha marrë në gjimnaz, u përpoqa të mos reagoja ndaj rrëfimit të tij të sinqertë, madje analizova se veprimet e tij mund ti bënte çdokush në vend të tij, sepse njerëzve iu lejohet të jenë konfuzë, iu lejohet tundimi dhe aq më shumë duhet tiu lejohen gabimet dhe dobësitë e karakterit që vijnë si pasojë e pasigurive të mbarsura që në fëmijëri. Këtu kujtova Frojdin.
Dhe kështu si modernë e të hapur, në konsensus dhe të karakterizuar nga një frymë bashkëpunimi, vendosëm “të rishikonim marrëdhënien tonë”, një term korrekt politikisht dhe i vetmi që mund të përdoret mes dy adultëve të shkolluar jashtë shtetit. Më pas, kjo fjali do të pasohej nga një tjetër, pjesë e filozofisë moderne të ndarjes civile të shekullit të 21-të “ Le të qëndrojmë disa kohë larg njëri-tjetrit për të kuptuar se çfarë po na ndodh”. Në qetësinë time dhe përmbajtjen prej një vajze të rritur në botën anglo-saksone, duke shmangur çdo reagim “të dëmshëm” ballkanik, vendosa ta përshëndesja dhe të largohesha po atë natë në shtëpinë time. Kur arrita shkëmbyem mesazhe, madje arritëm në një konkluzion të përbashkët se gjithçka do ja linim kohës
Dita e parë pas ndarjes. Të nesërmen unë u riktheva sërish për të paketuar plaçkat. Atë e gjeta në gjumë në kolltukin e dhomës së ndenjies pa ndërruar rrobat që nga mbrëmja. E përshëndeta. Kisha vënë pak tualet të dukesha e freskët sepse një gjë kisha mësuar duke lexuar literaturë “Harper’s Bazaar”; një femër duhet ti përmbajë emocionet dhe të duket gjithnjë në formë, sepse në këtë mënyrë ajo tregon forcë dhe kurajo. Ai më pyeti si isha dhe unë iu përgjigja thjesht “Mirë” duke provouar syzet e mia të reja Prada të sapo blera 25 mijë lekë, në një shopping të shpejtë përpara se të vija në apartament. Sips revistës Psychology Today, shopping cliron hormone anti-stres dhe ndihmon femrat të kapërcejnë momente të vështira. Ai më komplimentoi për syzet, madje më tha që “siç duket qenke bërë gati për një jetë të re” dhe unë i buzëqesha dhe si femër e lira që isha i thashe “Normal”. Pasi mbarova së paketuari një pjesë të rrobave, duke i organizuar veshjet e verës në një valixhe e të dimrit në tjetrën, dhe këpucët në një çantë të madhe të tij të cilën ia kërkova borxh, ai më kërkoi të rrija dhe pak, sa për të pirë një cigare me të. Unë nuk duhet ta refuzoja sepse nëse do të sillesha ndryshe, kjo do të me ulte pikë, do të dukesha pastaj që po e vuaja këtë ndarje dhe do ti përngjaja atyre femrave injorante e pa klas që zbrazeshin tek parukieret e lagjes. Unë nuk mund të sillesha ashtu, jo një si unë me diplomë masteri e jetese të gjatë jashtë shtetit. Kështu që e piva cigaren dhe gjatë asaj kohe bëmë një muhabet të zakonshëm madje fantazuam se çdo të ndodhte mes nesh, ishte një skenë si e shkëputur nga letrat mes Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre. Unë i fola për lirinë e individit dhe se nëse ndarja ishte zgjedhja e tij le të mbetet e tillë. Ai më mbështeti plotësisht dhe theksoi se ky ishte një moment tepër i dhimbshëm në jetën e tij dhe se nuk po mësohej dot pa praninë time (kishin kaluar vetëm 11 orë nga deklarata e tij e lirisë). Më tregoi se do e kishte të vështirë të pranonte një femër tjetër në jetën e tij, madje për një kohë të gjatë nuk mund ta ndante krevatin tonë me asnjë. Unë i buzëqesha dhe i thashe të mos bënte kurrë parashikime, duke njohur dhe tipin e tij spontan dhe shpeshherë të dashuruar me alkolin e shumë shpesh me femrat.
Dita e tretë pas ndarjes. Më kishin ngelur edhe disa plaçka për të marrë. Ngjitem në apartament dhe atje gjej pastruesen tonë e cila vuri buzën në gaz kur më pa, pasi dy ditë me rradhë kishte qarë për ndarjen tonë, madje në një moment më kishte kërkuar në telefon “të kthehesha tek burri im”. Unë qesha dhe i thashë që nuk e kisha burrë. Ajo më tha që njerëzit nuk ndahen për një fjalë dhe më tregoi se si po bashkëjetonte prej 20 vjetësh me një burrë që herë pas here donte ta hidhte nga ballkoni dhe herë pas here ta puthte pa pushim. “Konstantim pastruese”mendova me vete dhe e lashë të endej në gjykimin e saj. Kur hyra në apartament, më qartë në banjo, ndërsa po mblidhja tualetet, vë re mbi lavaman një krem për heqjen e tualetit. Unë nuk përdor kurrë krem të tillë, pastruesja jo e jo. U përtypa dhe mora frymë thellë. Pa shkëputur sytë ende nga ajo shishe e bardhë me gërma në italisht, më vjen pastruesja e cila duke mbajtur një bluzë ngjyrë ulliri në dorë më pyet nëse e kisha harruar ta paketoja. Bluza, e thjeshtë dhe elegante ndryshe nga stili im hipster ishte gjetur e hedhur në kolltuk. Ndërsa krevati ishte rrëmujë nga të dyja anët. Jastëkët ishin të shpërndarë dhe ende dalloheshin rrudhat e krijuara nga gjurmët e kokave. Nuk them asgjë. Në atë moment as pastruesja nuk foli. Mbledh plaçkat që kisha për të mbledhur, ulem për disa çaste përpara televizorit që të mos dukesha sikur isha e tronditur nga ajo skenë, dhe pasi lëshojë një batutë të momentit me të cilën u përpoqa të qeshja, çohem dhe iki. Duke qënë se në mendjen dhe gjykimin tim të shëndoshë ishte e pritshme kjo skenë, vendos të mos e diskutojë fare me ish-të dashurin tim. “Nuk është e nevojshme të flasë për një gjë që nuk më përket më” binda veten.

Dita e shtatë pas ndarjes. Sipas sugjerimeve të mikeshave të mia, më saktë pas një këmbëngulje të fortë nga ana e tyre, i kërkoj të takohemi, sepse mesa duket qënka e nevojshme ti them të gjitha e në këtë mënyrë mund të ndihem e lehtësuar përgjithnjë. Rrugës për në lokalin që frekuentonim shpesh, mendova 100 fjali me të cilat duhet të nisja bisedën por kur arrita dhe u ula përballë fytyrës së tij çuditërisht të qetë, u hodha e para dhe i thashë se vendimi i tij ishte perfekt dhe se na duhej një ndarje dhe se unë isha mjaft dakord me vendimin e tij. Ai tha vetëm “të lutem vetëm mos u bë si femrat e tjera, se e di që s’je, mos me thuaj se ke bërë për mua etj etj”. Ai nuk e dinte që unë kurrë nuk do ta thosha atë gjë, sepse normalisht unë nuk isha si femrat e tjera dhe me këtë kisha luftuar gjithë këto vite bashkë, për të qënë ndryshe. “Absolutisht jo” i thashë. Më pas me humor dhe me sinqeritetin e tij karakteristik më tregoi se si e dashura aktuale, ishte bërë me nerva që po takoheshim bashkë. Kishin kaluar vetëm 7 ditë nga fundi i një marrëdhënieje tre vjeçare. Nuk reagova. Rrufita birrën. Porositëm edhe një tjetër dhe do të vazhdonim të rrinim më gjatë nëse unë nuk do ta kisha llogaritur me saktësi Roleksi kohën e ndenjies. “Një birrë tregon mërzitje dhe frikë ballafaqimi, tre birra tregon dobësi karakteri dhe obsesion”. Dy birra ishin perfekte. Atë natë shkëmbyem sërish mesazhe ku sërish thamë se do t’ja linim zotit në dorë, dhe ai sërish më tha që unë isha marrëdhënia më e mirë dhe ndihej shumë keq që po përfundonte kështu dhe se ishte i sigurtë se do të përfundonte me femra budallaqe pasi unë nuk e meritoja. Të nesërmen u zgjova tre orë më shpejt se sasia ime normale e gjumit, prej 8 orësh.

Ditët vijuan shpesh me mesazhe e shpesh me heshtje. Kaluan muaj e herë pas here ai kujtohej të më shkruante. Kishte raste kur më qahej për të dashurën e tij aktuale të cilën sipas tij e kishte zënë për të më harruar mua, se ajo ishte shumë posesive dhe jo tolerante si unë, se vetëm me mua ngjiste, madje më thoshte se e bënte për të vjellë. Unë i jepja sugjerimet e mia të mbledhura nga eksperienca apo leximet e shumta që kisha bërë në kësi rastesh. Më pas ndalonte së foluri sërish, atëherë kur pajtohej sërish me të dashurën . Dhe sërish niste nga fillimi të ndërtonte jetën në çift me femrën që kishtë takuar në mërzitje e sipër në një bar, dhe që si çdo femër tjetër e zakonshme i kërkonte një marrëdhënie të konsoliduar që si çdo marrëdhënie tjetër drejtohej drejt krijimit të një familjeje, për të cilën ai “fatkeqësisht” nuk ishte gati. Ndërsa unë, sipas këshillave të psikologëve online, kryesisht në MSN, kisha zënë dy punë, kisha nisur intensivisht palestrën dhe kisha evituar ndenjien me njerëz depresivë të cilët kujtonin vazhdimisht dashuritë e tyre të humbura.
Kisha nisur një jetë të shëndetshme, madje pas një testi të “death clock” të cilin e kisha bërë në internet, kisha rezultuar se me këtë jetë aktive të mbushur me palestër dhe ushqime të kontrolluara në përpikmëri me piramidën e ushqimit, do të vdisja në moshën 93 vjeç. Fundjavët mundohesha ti laragohesha Tiranës, i hipja makinës dhe zgjidhja një destinacion të ri çdo herë me miq të rastësishëm, dhe alegro. Pamja ime kishte ndryshuar krejtësisht aq sa nisa të lodhesha nga komplimentat e shpeshta që më bënin e sidomos “Uau, ku paske qënë” apo “Të paska bëërë mirë ndarja”. Kështu vijoi jeta ime. Shoqet më përgëzonin dhe habiteshin për vullnetin dhe forcën time ndërsa unë qeshja dhe i thoja se “Nuk kam kohë të vuaj, vuajtja është bërë për të dobëtit”. Për disa kohë madje u lidha edhe me një të panjohur tërheqës, më saktë një “latin lover” të njohur rastësisht në një qytet bregdetar, në një udhëtim të vendosur në minutën e fundit, një takim që përfundoi në një seks që më shumë se akt fizik ishte një akt çlirimi. Këtë histori “vere” e tregova dhe e ritregova me zë të lartë përballë syve të shqyer të shoqeve të mia, të cilat habiteshin sesa shpejt e kisha marrë veten. Ndërsa mua me pëlqente ta dëgjoja shpesh këtë aventurë, mjaftueshëm për të bindur veten se gjithçka shkonte mirë. Madje aq shumë u binda se isha rikuperuar, saqë i dërgoja herë pas here ish-it edhe mesazhe urimi kur merrja vesh për ndonjë arritje të tij në punë, dhe për më tepër diskutoja me të rreth ndonjë çështjeje pune. Në fakt, ky ishte rikuperimi më modern që do të përshendetj nga çdo Doktor e Psikolog në botë, aq sa historia ime nisi të tregohej gojë më gojë dhe unë u bëra heroinë në mendjen e të gjithë femrave që kishin kaluar ndarje si unë, dhe joshëse në mendjen e meshkujve që tek unë shihnin antitezën e femrës model: qaramane, obsesive dhe të varur emocionalisht. Më shihnin kudo të lumtur, kur kërceja në skenën e një buzuku e shpenguar nga pija, kur puthesha me gjuhë me latin-lover në një lokal të mbushur me miqtë e ish-të dashurit, kur pija birra deri në orët e para të mëngjesit me kolegë meshkuj derisa të më vinte gjumi e të fleja direket, apo kur qeshja me të madhe në ndonjë restorant buzë detit me miqtë e mi të krijuar rastësisht. Unë isha “talk of the town”, isha epitoma e femrës së fortë, isha gruaja perfekte për kopertinën e “W” të Gloria Steinem...Unë isha....Ah më falni por tani duhet ta mbyll, sepse po ndjej hapat e mjekut që po vjen në dhomën time. Ai nuk më lejon të shkruajë deri vonë. Harrova t’iu them, jam shtruar në spital që prej ditës së djeshme pas një gjendjeje të përsërituri të fikësh. Unë ua bëra të qartë që ishte nga mbi-lodhja në punë, ndërsa një nga ato sanitaret trashaluqe e më tha “Ke harruar të qash motra”. Pastaj injorantja rreth të 40-tave, pa pyetur u ul pranë meje e më tregoi se si ishte ndarë nga i fejuari i saj 9 vite më parë.
-“Ai më thote shpesh “ Lume, kam pun, Lume jam ktu” Pleqtë e mi donin qe un tu martojsha e ai me thoshte, jo skena lek tani, jo skena lek me vone”
Nji dit me thote nji shoqja ime “ O Lume, kam parë Çimin me atë magazineren bjonde, Moza, Moza, ishin tu pi kafe nga Zogu i Zi”. Kur erdhi ne shpi ca si kam thon, o derr, o kurvar muti, o qelbsir, po une kijsha mbledh leke edhe me mobilu me ty gjasme por qen, po ai me kishte then se donte me me ngel me barre. I kam gjujt me ca me doli përpara, i thashe të më qerrohej nga syte.”
-“Po ai cfarë të tha”
-“ Ai më tha, “jo une te du vetem ty, jo ajo tjetra ishte kot, jo kam qen tape, jo ste krahasoj me njeri”
- Po ti c’bere?’
- E di si eshte puna motra, o un numri një o ska fare. Ik ere pirdhu i thashe se zdu me ta pa surratin, ik zhduku me gjith ate qelbsiren, dashnoren tate. Po kam vujt shume me t’thon te drejten, kam qajt, e kam taku e kam bo si kalama, ene ai ka qajt pastaj vazhdoi me ate kurven, po me ngacomnte her pas here. Une sngela pa ia thene te gjitha, qe ishte maskara, qe ishte katil, ia kam tregu njeher çfar me kishte thon ne sy te asaj buçes, qe kruhej prap domethon.
- Po ti c’bere me pas?’
-Jo unë pastaj takova Baçin, u martum ene kom dy kalamaj. Degjo motra, se te kam si gocen time, mblidhe mendjen e zemren, nji edhe nji bojn dy. O me ty o pa ty, osht kjo pune, jo ene ktej ene andej.
- Po une te mbledhura i kam
- Po ti motra, si ke hap ala, qe ti mbledhesh. – dhe qeshi duke formuar rrudha ne forme harqesh te vogla rreth buzes.
“Çfarë femrash që ka kjo botë, shiko sa e ulin veten me këto reagime ndaj meshkujve”. Tani po mbyll dritën se mos vjen mjeku.

Copyright @ D.B June 21, 2007

March 18, 2007

Long Island Ice Tea

LONG ISLAND ICE TEA

Me shume se cdo gje tjeter, I shoqi I urrente urren femrat e dehura. “Nese do te shohesh shperfytyrimin e feminitetit, atehere vezhgo se si varet banakeve me gjysem bluze te zberthyer nje femer, e rende nga alkoli I tepert qe mban ne vete, teresisht e gatshme per tiu dhene. Ajo femer ka humbur lojen e saj t ejoshjes, eshte teresisht nje pikete e lehte per tu marre.” Keto mi thoshte shpesh kur vone ne shtepi nga darkat apo pijet me shoket e tij, e ne dy te mengjesit shtrihej ne krevat, me hidhte krahet persiper e sikur ta kishte kuptuar qe nuk me zinte kurre ploteisht gjumi, niste te fliste per ate qe shihte gjate mbremjes, e kryeisht per femrat pijanece qe shpotiste ne ndonje nga baret e pakta qe kishte Tirana. Ishte ora 11 e darkes dhe ajo shihte e rishihte serish mesazhin e tij ne cellular “ Takova D. e do pime pak sot me ca shoke”. Kaq. I thjeshte. Koncize. Asnje pikepyetje, qofte edhe nje zemer si per ta zbutur pak vendimin e tij te 5 brenda asaj jave per te ndenjur jashte. Dhe ishte vetem e premte. Sot kishte pritur ti thoshte se do te merrte persiper nje project te madh ne pune. E priste ti thoshte se rruges ne kthim perdesh kishte bere nje aksident. E priste ti thoshte edhe gjera te vogla te cilat I ishin mbledhur gjate javes, donte ti fliste per nje shaka shoqesh, apo ti tregonte prerjen e fundit te flokeve. Ishte trembur nga nje film qe fliste per abuzime femijesh e dje se kishe zene gjumi e donte ti thosht ese disa filma nuk duhej te prodhoheshin kurre. “Cfare eshte e mira e pijes pra?” kujtoi ta kishte pyetur ate nate. “Te cliron komplet, te bent e harrosh”. Ashtu pa menduar me shume ajo u cua, shkoi ne dollap dhe zgjodhi nje veshje te zeze, pantallonat e ngushta xhins qe sipas tij ia tregonin vithet me bukur dhe nje bluze te zeze te mberthyer aq sa dukej pakez hija e kanalit te gjoksit te saj te plote. Freskoi fytyren dhe aplikoi tualet te rende ne sy dhe pak shkelqyes ne buze. U habit se si per 20 minuta ajo ishte gati per te dale. Sot do te pinte. Do te pinte shume, do te behej nje nga ato femrat qe ai urren, nga ato te lirat qe ndoshta ne fund te nates do te villnin neper korridoret pa arritur ende banjon, por me pas do te qeshnin pa u ndjere ne siklet se duhej ta pastronin. Sot donte te pinte si nje mashkull. Ndezi makinen dhe me vete beri nje loje femijesh “kujt I bie dhjeta eshte e verteta, e piketoi disa klube me te frekuentuara ne Tirane”. 10-ta I ran e lokalin ku at ate dy shkonin me shpesh te shtunave. Nje lokal I qete, ku luhej muzike xhaz dhe shumica e clienteles kishin moshen e tyre. Atje me njohin, mendoi me vete, megjithate I pelqeu ideja se pavaresisht rrezikut te pakten do te ishte ne nje vend familiar. Parkoi diku anash dhe u fut. Nuk pelqente kurre te futej vetem ne lokale. Zakonisht priste jashte nese kishte lene takime me te apo me shoqet. DHe nese nga I ftohti apo vonesat I duhej te futej rendte drejt cepit me te thelle te lokalit, diku ku te mos shihej, mundesisht as kamarieri te mos e dallonte e ta bente te skuqej kur ta pyeste “Vetem jeni?”. Por sot ajo duhej te ulej diku ne banak. Po si at one filma, ah sa filma kishte pare neteve tek Dixhitalbi mbi femra qe prisnin ne banake e pinin vetem. Duhej te ulej diku prane meshkujve, ose prane ndonje te vetmuari qe mund ti jepte muhabet. Kerkoi me sy ne barin e rrumbullaket per nje vend, dhe me ne fund spikati nje hapesire te ngushte midis nje cifti nga nje ane dhe dy burrave te huaj rreth te 40-tave nga ana tjeter. E pasigurte mbeshteti brrylat mbi banak dhe uli koken duke dashur te shmange shikimet e ndonje kureshtari apo te njohuri te rastesishem qe do te habitej ta shihte vetem te martuaren e shekullit, sic e therrisnin shoqet. Aq shume mundohej te fshihej atje mes njerezve saqe nuk dalloi as nuk e degjoi banakierin ti therriste derisa ai e preku lehte per ti terhequr vemendjen. “Ah po” ia ktheu ajo e skuqur pakez. Me bej nje pije, te forte shume te forte. E do koktejl apo te thate? . Te thate, te thate si ato pika uiski qe ai ia kerkon ne goten e ftohur ne ngrirje pasditeve te se dieles. Ajo ere aq e rende qe mund ta shijoje vetem tek buzet e tij. Me mire nje koktejl. Po sikur efekti te jete I vone. Ajo nuk mund te rrinte deri ne mengjes e te harxhonte pafunderisht leke e gota derisa te dehej? Ah, po ku e dinte ajo se sa shpejt mund te dehej, kur s’ishte dehur kurre? Ajo zgjatet, pothuajse me kembe ne ajer drejt banakierit, ngjit buzet tek veshi i tij dhe I thote “ Te lutem dua te dehem, me deh”. Banakieri buzeqeshi dhe tundi koken . Ajo u lehtesua, te pakten ai e kuptoi, te pakten nuk mblodhi buzet sic do ti kishte mbledhur I shoqi I saj, apo te shqyente syte se nje femer po I kerkonte te dehej. U rregullua serish ne banak, shtyu canten anash dhe nuk kaluan as 2 minuta dhe banakieri rreshkiti nje gote me nje pipez drejt saj. Quhet “Long Island Ice Tea”, me beso ka te gjithe alkolet e mundshme pop rape do te shijoje. Kete e ke nga une” buzeqeshi ai dhe I ktheu kurrizin per te vazhduar punen. Ajo donte qe ai te rrinte edhe me. Te pakten aq sa ajo te pinte, te pakten ta ndihmonte te hiqej sikur kishte ardhur per te, sikur ai ishte I njohuri I saj. Tani nuk kishte me rruge vetem te dehej epse perndryshe do te vuante vetmine ne kete bar te mbushur me njerez te shoqeruar. E shijoji pijen pak me gjuhe. Nuk ishte e keqe. NEse do te dehej nuk duhej ta shijonte me pipez, duhej ta kthente me gllenka te medha si uji pas nje maratone. E rrembeu goten dhe as vete se kuptoi kur ne buze ndjeu vetem copat e akullit. Rrotulloi syte perreth. Tani jam e dehur? Mendoi me vete. Cdo gje ishte e njejte, shihte qarte, terhoqi duart nga banaku dhe perseri mund te rrinte ne kembe, biles ishte e afte te gjente deren e daljes ti jepte makines per ne shtepi. Ne faqe ndjeu ta pershkonte nje nxehtesi. Buzeqeshi lehte. Ne celularin e saj erdhi nje mesazh “Zemra, po fle? Ja une nuk vonohem me kta shoket jam”. Buzeqeshja nuk i shkeputej nga fytyra. U zgjat prape ne banak dhe pa thene ende nje fjale, banakieri I rreshkiti nje gote tjeter me te njejten pije. Kete rradhe e rrufiti me shpejt se e para. Pastaj nisi te qeshte kur iu kujtuan filmat me pirate, dhe gllenkat e tyre te medha te rumit qe I imitonte kur ishte e vogel. “Tani do te ece pak rrotull” tha me vete. Trupi ishte pershkuar nga nje nxehtesi. I pelqente te ferkohej pas trupave te njerezve tek mundohej te cante rrugen. I prekte lehte duart e kalimtareve por pa shkembyer asnje shikim. Dalengadale te gjithe po I ktheheshin ne silueta, ndersa muzika I dukej se nuk ndryshonte me, degjonte vetem ritmin e nje basi qe I perseritej ne vesh e perhumbur sikur te vinte nga nje lokal perballe. PO djersiste, zbertheu pak bluzen. Ecte rrotull lokalit duke valvitur canten nga nje ane ne tjetren. Neper mjegull dalloi silueta te gjata njerezish qe leviznin nga nje ane ne tjetren. “Do kercej edhe une” mendoi me vete. Ah sa kohe kishte pa kercyer. Ai nuk kercente kurre. Thoshte se kercimi eshte per ata qe duan te kapin pre-ne. Ne momentin qe e kane ne dore, nuk ka me vlere”. Dhe kur ai nuk kercente, ajo mbeshtetej ne tavoline dhe levizte kembet poshte saj me ritmin e muzikes, duke pritur me padurim netet e vetmuara kur vinte Wimpex-in ne kompjuter dhe rrotullohej pa pushim rreth dhomes, biles shpikte koreografi. Tashme mund ti bente te gjithe keto, atje ne pisten e kercimit. Dhe nuk e kishte turp qe ishte vetem, ne fakt nuk shihte dot, aq me mire qe nuk dallonte sepse do te skuqej e do te largohej nese do te ndergjegjesohej qe rreth saj tashme kishin kthyer te gjithe syte. Ata qe ishin rrotull saj shihnin nje femer e cila kercente nen ritmin e vete, symbylltazi kendonte fjalet e melodiesSepse atje nuk kishte vertete piste kercimi dhe ata nuk po kercenin me shume sesa po leviznin kokat nen ritmin e muzikes duke thither nga pipezat alkolin dhe duke biseduar. Nuk kaloi shume dhe ajo ndjen ti rendohej trupi. Ne bel I rreshket nje dore. Mundohet te ktheje koken dhe me bisht te syrit dallon hijen e nje njeriu. I ndjen frymen e rende qe I bie ne vesh. Dora vazhdon rreshket belin e saj te holle dhe ndalon tek kerthiza. Gishtat happen e pothuajse zene te gjithe stomakun e saj te vogel. Ajo mbeshtet koken mbrapa. Faqja I takon lekuren e ashper te hijes. Duke ndjekur ritmin e tij, ajo ferkon lekuren pas se tijes dhe mundohet te mos largoje fytyren per te ndjere ende frymemarrjen ne veshet e saj. Trupi I imet pothuajse ishte mbeshtetur mbi te, vithet e saj ishin puthitur pas trupit te tij. Ai e mbante te rrethuar dhe vazhdonte te levizte nen ritmin e muzikes, qe ne veshet e saj ende tingellonte e njejte. “Je shume seksi” degjoi nje ze te ashper cigareje ti peshpersite ne vesh. Ajo buzeqeshi. Me pas ktheu koken dhe buzet e saj pothuajse cakiten te tijat. “Ma thuaj prape te lutem “Je shume seksi”. Ai ia thoshte shpesh kete dikur, kur kercenin ne fillimet kur ishin njohur. I thoshte qe ishte femra me e bukur qe kishte pare dhe me pas gjuha e tij rreshkise lehte poshte veshit e me pas ne qafe. Ajo ngrinte qafen e saj te holle dhe trupi I pershkohej nga mornica, merrte fryme thelle teksa ndjente frymemarrjen e tij. Si sonte. Me flit prape, vazhdoi ajo dhe e ceku lehte ne buze, kete rradhe nje puthje e paramenduar sesa nje prekje e rastesishme. “Je femra me e bukur ne kete dhome”. Ajo zgjati doren e saj prapa dhe e preku lehte ne vithe. Ai e shtrengoi me shume pas vetes. Me pas ndjeu buzet e tij te lageshta mbi qafen e saj. Ai puthte lehte, shume lehte. I shtyu floket tutje dhe rreshkiti buzet e tij nga veshi deri tek supet. Trupi I saj u shmang para, frymemori thelle. Pastaj u ngjit serish pas te tijit. “Do te shkojme diku tjeter?”, degjoi zerin e tij te perziere me fryme marrje”. Diku ku te jemi vetem ne te dy…vazhdoi ai dhe e rreshkiti gjuhen brenda veshit te saj. Frymemarrja e saj po shpejtohej. Kishte kohe qe nuk ndihej keshtu. E vetmja frymemarrje e vitit te fundit, isihte ajo e ankthit nese ai do tevinte ne shtepi, nese kishte bere apo jo aksident, nese kishte pire shume.”Cfare do te bejme vetem” vazhdoi ajo dhe e puthi serish. Me nje levizje arriti te dalloj format e tij te perkryera te buzeve. Mundua te hapte pak syte e te dallonte fytyren e tij, por mjegullt arriti te shihte vetem pak, ai ishte I pashem e brun.”Atje une do te kercej, do te puth”
“Ku do te me puthesh?” “ Te gjithe trupin, veshet, buzet, qafen tende te lemuar, me pas do te zhveshe dalengadale, do te puthe te gjithe trupin do te lepij” “Ahh- leshoji ajo nje pasthirrme te pakontrollueshme ndersa prapa ndjeu organin e tij te forte qe I prekte lehte vithet. “Po pastaj?” peshperiti ajo teksa ngjitej prapa organit qe pulsonte. “Pastaj do te zbrese poshte, e do te te lepij derisa te dridhesh si kotele.” Mjaftonte kaq qe ajo te dridhej vertete. “Po pastaj “ “Ah pastaj “ dhe ngjiti buzet tek veshi I saj e ngriti zerin, duke humbur ate peshperime seksuale te deritanishme “Pastaj ti do te provosh qirjen e shekullit”, dhe me nje shtrengim te forte e ngjiti pas vetes e ajo nisi te levizte me shume drejt organit te tij tashme gati te shperthente nen pantallonat xhins. “mendon se jam e bukur apo thjesht jam e pire?”. “Oh zot, ti je shume e bukur dhe une as e dija qe ishe e pire. Mu duke shume e lire”. Ajo buzeqeshi. “Dakord shkojme”ia ktheu pa kthyer fytyren. Vetem se do te me presesh pak sa ti hedh pak uje fytyres. U largua mes turmes, duke u munduar te shihte me sy te mbledhur drejtimin per ne banjo. Atje femrat et jera kishin zene rradhe. Ajo ishte shume e pafuqishme te priste. U mbeshtet per pak dhe nisi te qeshte duke prekur qafen e sapo puthur nga nje njeri qe as I kishte pare fytyren. Nuk priti me dhe u kthye serish atje ku ishte ai. Bari ishte I mbipopulluar, ktheu koken rrotull dhe turbullt u mundua ate dallonte ate. Por nuk mundte, te gjithe meshkujt I dukeshin njesoj, mund te ishte cdo njeri prej tyre, me duart e medha e te forta, me zerin e ngjirur qe tani ishte e pamundur te degjohej nga muzika e larte, me tiparet brune. Si mund ta gjente ate? Po sikur ti shkonte te gabuarit e ti ofrohej te bente seks me te? Nisi te qeshte me vete. Ne fakt nuk kishte me rendesi. E shtyu veten mes turmes duke u dorezuar per ta gjetur dhe u drejtuar nga dera. Jashte freskia e oreve te par ate mengjesit sikur e kthjelloi. Nxori nga canta celesat e makines. Kontrolloi dhe celularin. Asnje mesazh. “Te pakten do te arrij perpara tij” buzeqeshi me vehte. Kur arriti ne sshtepi, kishte kaluar ora 2. Lau dhembet dhe fytyren dhe u fut direkt ne shtrat. U perpoq te risillte ne mendje buzet e te panjohurit dhe fjalet qe I peshperiste ne vesh. Sa mire te dehesh ndonjehere, mendoi me vete. Te pakten keshtu e mesoi te verteten, se jeta e saj nuk kishte marre fund. Ajo mund ta fillonte serish. Kurdo, edhe ne ato ore qe ai s’do ta kuptonte kurre. Me nje gote Long Island Ice Tea perziere me merzitjet e neteve te gjata te vetmise. “Mos me lere kaq shume vetem” peshperiti ajo me vete teksa qepallat po I rendonin. Ate nate ajo as nuk e ndjeu bashkeshortin e saj te futej ne shtrat, as kur ai nisi ti fliste per ndodhine e rradhes e ta pyeste I habitur se perse e kishte ate buzeqeshje ne gjume...

January 30, 2007

Albanians in tranzit-ion

Kete e shkruajta ne nje blog tjeter e frymezuar nga ajo cfare kishte shkruar 'pronarja" e blogut mbi aeroportin, tranzitin dhe shqiptaret.
.... ajo qe the eshte e vertete, per ate dhomen fryme-marrese te tranzitit, ku abolutisht une atje nisja luften me vetveten sepse sa here hyja- gjithnje me vonese pasi kisha shfletuar tere revistat e mundshme dhe kyci i dores kisihte nisur te psheretinte nga perzierja Chemically non-correct e parfumeve te DTF,- pra, sa hyja me shihnin te gjithe. Gjithmone ulja koken duke munduar te dalloj me bisht te syrit ndonje sedilje te lire jo nga njerezit po nga cantat e tyre apo nga femiije qe vareshin te lodhur ne hekurat e lyer. Deri sa hyja ne avion vetem ndeshja sy qe me shihnin me kureshtje, dhete mos ishte per librat a revistat, domosdoshmerisht do isha bere viktime e nje bisede qe niste me "po nga te kemi?" ose "nga po vjen". Me e tmerrshmja eshte se pjesa me e madhe jane tranzit nga vende te tjera dhe mesa duket kurioziteti i tyre duron me gjate se fiziku. Une gjate gjithe kohes mendoja "te jem me e bukura e kesaj dhome valle?" apo "mos i kam lyer floket jeshile dhe nga lodhja nuk arrij ti dalloj?" apo " mos ndoshta kam thyer ndonje rregull te simetrise fizike shqiptare dhe qe per keta njerez konsiderohet 'e cuditshme?" . Stres, stres i madh. Heren e fundit po kthehesha nga italia se bashku me disa miq te mite qe fatkeqesisht ishin edhe figura te njohura, dhe nje burre rreth te 50-tave, i cili rrezik e kishte hedhur cipen e tij si cumcakiz sa kishte dale nga makina, sa hyri tek tranziti bertiti ne emer, nje mikun tim dhe u afrua me nxitim duke vazhduar fjaline e nisur qe siper shkalleve se si italianet ishin maskarenj dhe se si mezi po i nxirrnin nje dokument (the rest i didn't hear). Fatkeqesia me e madhe ishte se miku im duhej te ishte i sjellshem per te mos prishur dhe figuren e tij publike, ndersa une enderroja qe te me ndodhte mua nje skene e tille, sepse ne ate moment kisha nevoje te beja nje "dhjerje spektakolare", nga ato qe i kam menduar shpesh por si kam bere kurre (zakonisht dhjerjet me te mira te vijne ne mendje atehere kur ngjarja ka mbaruar). E verteta eshte qe ne seriozisht jemi turma me e cuditshme gushkuqesh ne bote. Kam pare lloj lloj avionesh nga ata "qe flasin me vete prej kapitalizmit" deri tek "potentially kamikaz in the near future", po absolutlilsht nuk kam rastisur ne ndonje incident pervec ndonje gerhitesi qe unconscious eshte mbeshtetur ne shpatullen time. Ndersa me avionet shqiptare, ah, eshte perle. Te gjithe kane kerkesat e tyre specifike, dhe cdo lloj sikleti, kurioziteti, manie, urie, etjeje e shume ndjenja te tjera iu nis pikerisht ne ate 2 oresh udhetimi. Si temos mjaftonin 22 ore te tjera!! Absolutisht! Biles mendoj se e gjitha kjo behet pasi shumica e tyre kane udhetuar tranzit ne avione te mbushur me te jashtem dhe kane bere vetem 'shshshsht" gjate gjithe kohes per te kordinuar sjelljen e tyre me ate te te jashtmeve'. Pasi ka mbaruar operacioni"sinkronizimus siperfaqesorus", ata vendosin te lirohen ne ambientin ku te tjeret jane si ata, por fatkeqesisht harrojne qe jane ne avion, dhe avioni nuk eshte i tyre po i te jashtmeve, dhe te jashtmit, sidomos stjuardesat tashme kane kaluar edhe etapen e te duruarit dhe sillen si beqare 38 vjecare pa mitra, (ah ky ishte krahasim i dhimshem). harrojne edhe nje gje, qe ne ate avion ka edhe njerez "te cuditshem" si puna ime qe shohin pafund harten ne fund te revistes se linjes ajrore, dhe pyesin me vete "pse ketu? Pse jo ne vend tjeter? Ja sme sheh zot, une ndryshoj shume nga keta, komplet. Jam e sjellshme si te jashtmit, ngre sediljen, lidhem si te jashtmit. Kur avioni ulet une nuk turrem e para per te marre valixhen po pres derisa te ndizen dritat tamam si te jashtmit. Me ke me ke ngaterruar seriozisht zot?" Por harroj qe zoti degjon vetem ata ne toke, dhe jo 10000 milje mbi.

....ah se harrova, mu kujtua nga rradhat te pasaporta. Me duket se qe kur u shkel dhunshem vija e verdhe e tiranes, shqiptaret kane humbur sensin e vijave. Te pakten ne aeroport une e gjej veten ne nje rectangular te krijuar rreth vijes. Nga nje ane nje cift pleqsh (per ti admiruar per shpejtesine me te cilen kalojne pa rradhe), ne anen tjeter nje burre i cili aktron perfekt rolin e te hutuarit dhe dalengadale duke pare vetem drejt shkel pertej vijes, sikur ta drejtoje "ndonje ze i brendshem", afer meje eshte nje tjeter burre (me dhemb xhentilesa mashkullore e ketij kombi) i veshur me kostum i cili ia ben me dore, me sy, ngre pak buzen dhe perdor cdo lloj shqiseje apo gjymtyre te shoqeruar me "hej o ...-o!" per te terhqeur vemendjen e policit apo atij qe kontrollon pasaportat. Ka nje siguri te plote dhe habitem perse his "social skills" dhe "kembengulja" nuk i kane fituar ndonje pasaporte sherbimi, keshtu qe rehat rehat do te rreshkiste ne rradhen bosh te sportelit " Per Very Important Provinciale".

January 29, 2007

Si te organizosh your "time to think"?

Ai me tha " Une nuk dua te te humbas, por e kam me veten time, te lutem me ler dy-tre dite vetem" . Ate moment u merzita dhe u gezova njekohesisht. U gezova sepse ai nuk donte ta mbyllte marredhenien, ketu nuk behej fjale per ndarje, ai vete e tha "nuk dua te te humbas", ju e lexuat apo jo? Nuk ka njeri ne bote ta interpretoje ndryshe...Megjithate edhe u merzita. Jo sepse kerkonte dy tre dite vetmi, fundja cfare jane dy-tre dite? Por sepse ajo shprehje me duket me e frikshme se sa nje "dua te rri pa ty " e thjeshte. Per cfare do te rri vetem? KUsh e shpiku kete shprehje xhanem qe eshte perhapur me shpejtesine e drites ngado qe shkoj. Mos ndoshta nje idiot i pafate ne dashuri botoi ndonje best seller me "shprehjet qe duhet te thoni per te qene "cool' ne dashuri?". Ku eshte ky liber? Kush guxoi te kerkoj i pari "kohe per tu menduar?". Cfare te mendonin xhanem? Nese nuk ishin te afte qe per aq kohe sa ishin ne marredhenie te nxirrnin nje konkluzion, perse iu duhej edhe tre dite vetmi per tu menduar? Valle ka marredhenie ne bote qe nje cift kalon 24 ore se bashku, dhe gjate gjithe kohes vetem flasin pa pushim, aq sa njeri prej partnereve e ka te pamundur te mendohet dhe si rrjedhim kerkon kohe vetem??? Normalisht nese perfshin punen, shkollen, gjumin, ngrenien, televizorin, daljet, nje cift mesatarisht kalon 2-3 ore bashke, qe do te thote se 22 ore te tjera jane te mjaftueshme per tu menduar!! Dhe nese ke nje marredhenie si e imja prej tre vjetesh, atehere i bie qe partneri im ka patur 8030 ore per tu menduar, 8030 ore per te gjetur se cfare donte, per te kuptuar se kush ishte ai dhe kush isha une, per te vendosur nese do te rrinim apo jo bashke. Por askush nuk ka te drejte nje dite te bukur ne mes te nje marredhenieje normale te cohet e te kerkoje kohe vetem. Dhe ketu me lind pyetja? Cfare ben dikush me "kohe vetem"? Duke perjashtuar raste ekstreme por jo te pazakonta si "ai ka te dashur dhe e shfrytezon kete kohe vetem per ta palluar edhe te dielave", apo nese "ai eshte perfshire ne nje operacion sekret te NSA dhe asgjesohet direkt nese nxjerr qofte nje fjale" , ne nje situate te thjeshte si kjo e imja, seriozisht Nuk Ke cfare ben. Supozojme se keto tre ditet e ardhshme do te jene dhe tre ditet e vetmise se tij. Ai do te cohet ne mengjes, me me veshtiresi se perhere sepse nuk ka njeri ta tunde mbi 23 here e ti kendoj ne vesh se duhet te shkoje ne pune, do te bej nje dush dhe do te shaj me ze te larte se perse une kam prishur mbajtesen e kokes se dushit, por nuk do te marr asnje pergjigje nga guzhina qofte edhe nje te qeshur tallese, sepse une nuk do te jem aty. Me pas do te rend lakuriq neper shtepi duke kerkuar rrobat qe fatkeqesisht nuk jane aty ne karrige te bera gati per te. Do te vishet e do te rende shkalleve duke u kollitur se kete dite harroi te pinte lengun e sapo shtrydhur te qitros se kuqe dhe lugen me mjalte Thethi te zgjedhur nga mua. Ne pune do te jete e njejta skene si perhere, vetem ngjarjet ndryshojne. Ai do te beje mbledhjen e dites,me pas do takoj njerezit qe duhet te takoj, me pas dita do te vijoje me nje dreke si gjithmone, nje dreke e gjate e cila nis me biseda pune dhe perfundon me tre burra gjysem te shtrire ne karrige, te tejngopur nga brinjet, kofshet, te brendshmet a dreq e di te ndonje kafshe te sajdisur me ndonje oriz apo perime, duke kthyer teken e fundit te rakise te perqendruar tek celularet e tyre. Me pas do te cohet serish dhe ne varesi te dites ose do te kthehet ne pune ose do te vazhdoje me takimet e rradhes, qe zakonisht jane me miq te vjeter apo kolege te cilet punojne ne vende te tjera. Do te ktheje bashke disa gota e do te flasin per politike, do te mburren per arritjet e tyre ashtu sic meshkujt bejne rendom, do te kthejne koken sa here kalon ndonje forme e kendshme femerore, me pas do te vijojne me bisedat e tyre intime, por qe asnjehere nuk rrotullohen rreth femrave qe duan me shume. Gjate gjithe kesaj kohe qe nga mengjesi ai do te kontrolloje here pas here celularin nese ka ndonje mesazh nga une, sepse eshte mesuar te kete,eshte mesuar te kete shume mesazhe te cilat nisin me shpirti e perfundojne me te dua. Eshte mesuar te me shkruaje per cdo situate te dites ne celular, per ndonje shaka, te shfryhet tek mua pas ndonje debati apo thjesht te me ve te degjoje kengen e rradhes qe po luhet ne radion e makines se tij. Ai do te levize gishtat kot neper celular, do te shtyp inboxin shpesh, do te fshije mesazhe te parendesishme, do ta shohe serish pas disa minutash, do te shtyp pa mendje Menu-ne e do te kaloje te gjithe opsionet e celularit. do te shkoje serish ne inbox, dhe kur te kthjellohet se eshte bosh, do ta lere ne tavoline duke i hedhur syte here pas here. E kur cdo bisede e pije te mbaroje ai do te niset per ne shtepi, por rruges do te kujtohet se "eshte ne kohen e tij te vetmise" , prandaj do te marr kthesen per tek shtepia e te emes. Do te frymemarre thelle duke menduar se nuk do te shkoje tek ajo shtepi, se ka mbi 10 vjet qe nuk jeton me prinderit e tij, qe nuk do te shpjegohet, nuk do as te degjoje te jemen ti lutet vazhdimisht te ha, nuk do ti ktheje pergjigje asnje pyetje te te atit per punen apo gjendjen ne vend. Dhe aq me shume, nuk dok te fle vetem ne ate krevat te vogel te ngjitur pas murit. Ah gjumi, sidomos ai gjume qe e shijonte aq shume me mua. Kjo do te perseritet disa dite. Ai do te qeshe ato dite sigurisht, edhe do te bej shakara, por vetem me gjysmen e tij. Nuk do te jete aspak i dhene plotesisht pa asgjeje. Do te jete duke menduar per mua. Po po, per mua. Dhe jo per marredhenien, dhe jo per veten e tij, por do ta marre malli per mua. ne fund te tre diteve, jam e sigurte se ai nuk ka menduar asgje per te cilen duhej te mendonte. Ai ka menduar vetem se e ka marre malli per mua. Gjate kesaj kohe ai ka pyetur veten se cfare po bej une. Me siguri, duke njohur pasigurite e tij, ai do te jete siguaruar me veten e tij se une tashme e kam harruar, se "koha per te menduar" e tij ishte nje rast i mire per mua, per ta mbyllur marredhenien e per te qene e lire. Ai nuk e di se gjate gjithe atyre diteve une kam ngelur e shtrire me syte e fiksuar tek Bang Bang, i vetmi stacion qe nuk me pengon hutimin tim, perkundrazi me lehteson. Ai nuk e di se tre dite me rradhe une kam ngrene vetem kos e ndonje kokerr rrush sa per te rregulluar shijen e keqe te gojes te krijuar nga Marlborot dhe kafet turke. Ai nuk e di se une nuk kam takuar njeri, nuk e kam ndare me asnje dhimbjen time sepse e di qe ne fund te fundit te gjithe duan te degjojne "a good story" per tu vetendjere mire. Ai nuk e di se une lahem e krihem cdo dite, biles vendos tualet sepse kam frike te shoh refleksionin tim te trishtuar ne pasqyre. Ai nuk di shume gjera. Ai nuk di qe une nuk rri dot pa te, qe une nuk kam turp te behem qaramania me e madhe e botes, une nuk kam turp ti ngjitem te kaluares fort pa asnje lloj interesi ne nje te ardhme pa te, ai nuk e di se ne moshen 29 vjecare, eshte teper vone per te ecur perpara kur njeriun me te mire te jetes sapo e kam takuar. Dhe qe me e frikshmja eshte se jam e pjekur mjaftueshem per ta gjykuar se ky eshte seirozisht gjeja me e mire qe me ka ndodhur deri me tani, dhe nuk parashikoj te behet me mire. Perkundrazi parashikoj vetem kompromise, humbje kohe, kontrata per hir te nje femije, shume lot gjate seksit, buzeqeshje fallso, parashikoj nje tip i cili nuk do te kete asgje pervecse do te me doje mua ne obsesivitet, aq sa te me heq pallton sa te hyje ne dere, te me prese me ore te tera poshte pallatit derisa une te mbaroj se menduari se cfare te vesh. Parashikoj te kerkoj vetem te jem rehat, parashikoj te mos dua asnjeri aq shume sa te, parashikoj te cmendem pas femijeve te mi ashtu si miliiona te tjera qe ben kompromise ne kete jete nga frika e vetmise. Por AI nuk i di keto gjera. Ai do te mbaroje tre diteshin, dhe ne fund nuk do te kete menduar asgje. Do te jete serish i bindur se me do, se nuk rri dot pa mua, por nuk do ta mesoje kurre nese ISHTE MESUAR ME MUA apo se seriozisht nuk rri dot pa mua. Ai do te kthehet dhe une do ta pres, sepse kam frike ta humbas. Dhe une nuk do te mesoj kurre nese KAM FRIKE KAQ SHUME NGA VETMIA apo se nuk rri dot pa te. Ne do te puthemi serish, do te bejme seks edhe me mire se me pare e me pas te nesermen ai do te me njoftoje planin e te dieles se ardhshme, ndoshtja nje dreke me miqte e tij apo nje udhetim jashte Tirane. Dhe do te bejme sikur ska ndodhur gje me pare. do te bejme sikur ajo krize ishte thjesht nje lajthitje momenti. Sepse edhe ne dashuri ka kompromise, per hir te vetmise. Por te pakten eshte dashuri, keshtu qe gjysma e se keqes

January 19, 2007

Kronike nga Tirana metropolitane

U çova rreth orës 8:00 të mëngjesit, kisha 1 orë kohë për të nxituar për në punë, ku më priste një klient shumë i rëndësishëm nga Austria. Fatmirësisht me oraret e përcaktuara nga KESH, dritat hiqeshin ose nga ora 9:00-12:00 ose nga ora 12:00-15:00. Gjithsesi ajo që më interesonte ishte se përpara 9-tës do të mund të bëhesha gati qetësisht e nuk do të dridhesha nën rrobëdeshambrin e peshqirtë nëpër pllakat e ftohta të banjos, siç më ndodhte dikur. Zgjatem të hap abazhurin pranë kokës sime. Qëkur një ditë papritur nisi të ngrihej një pallat 12 katësh disa metra larg pallatit të ri ku unë banoja, unë dhe bashkëshorti im vendosëm t'i mbanim grilat e dhomës mbyllur, për të shmangur soditjet e ndonjë kuriozi të papunë prapa perdeve të apartamentit përballë. Abazhuri nuk u ndez. U zgjata të provoja tjetrin nga ana e tim shoq. Asgjë. “Paskan ikur dritat” i thashë me gjysëm zëri B.-së që ende mundohej të shtynte gjumin sa më shumë të ishte e mundur nën kuvertën lejla Blumarine, të cilën e kisha blerë të kombinohej me kafen e errët të murit prapa kokave tona. Për tu risiguruar nëse kishin ikur vërtetë dritat apo kishte rënë çelësi i apartamentit, vrapova zbathur gjysëm zhveshur nëpër korridorin e gjerë drejt derës së jashtme. Përtej syrit magjik ishte errësirë. Hap derën dhe zgjas kokën jashtë, e pothuajse trembem nga zëri i fortë i fqinjes të cilën as nuk e vura re tek qëndronte në cep të shkallëve.
“Është djegur transformatori, si duket nga luhatjet e tensionit”
Më mirë të dëgjoja drejtorin e KESH-it të reklamonte kufizime të reja oraresh, sesa atë fjali që fqinja e nxorri me zërin e saj kumbues, që nën ekon e shkallëve të boshatisura, më drodhi komplet sikur të isha zgjuar nga ato alarme prove që na bënin në kohën e diktaturës. Kur digjej transformatori do të thoshte se dritat mund të mos vinin për disa orë, qoftë edhe për një ditë të tërë, kjo varej sesa i rëndë ishte difekti apo sa i zënë me punë ishte tekniku atë ditë. E dëshpëruar mbylla derën dhe nxitova drejt banjos. Më duhej të bëja patjetër një dush për trupin. Një dush të nxehtë të më zgjonte, duhej të ndihesha e freskët, gati për takimin më të rëndësishëm në punën time gjatë këtij viti. Falë zotit flokët i kisha krehur një nate më parë. Lëviza rubinetin e vaskës së blerë rreth 2000 euro tek Porcelanosa, dyqani më luksoz i hidraulikeve në Tiranë. Nga vrima e argjendtë, doli pa zhurmë një rrëke e hollë uji. Mos! Kisha harruar, kur nuk ka korrent, nuk punon as pompa. U sorrollata në banjo. Të paktën të laja fytyrën. Në shtëpinë e vjetër gjithmonë mbanim një kovë të madhe të mbushur më ujë dhe një kokme plastike për raste të tilla, por në banjon time të arreduar sipas revistës “El Mueble” kjo nuk mund të ndodhte. Unë nuk lejoja kurrsesi që një plastike e blerë tek tregu i Çamëve të prishte stilimin tim plot shije deri në perfeksion. E vetmja zgjidhje ishte të përdorja ujë të pijshëm nga ai që frigoriferi im Elektrolux e ka me shumicë, mjafton të ulja një dorezë-se të vogël me cepin e gotës dhe Voila’!. Mbusha pothuajse një tas të madh plastik dhe nisa të shpëlaja fytyrën në lavamanin Electrolux të guzhinës. Tashmë ç’rëndësi kisha ku e laja fytyrën kur as në pasqyrën e banjos nuk mund të shihja më qartë falë dritares së vogël të vendosur në një cep pranë vaskës dhe ndriçimit të dobët jashtë. Pasi mbarova së lari përciptazi lëkurën prej ujit të ftohtë, dhe pasi aplikova kremërat më të fundit të linjës Shiseido për fytyrë të thatë të blerë rreth 300 Euro në Selfridges të Londrës, u ula pranë dritares së madhe të dhomës së ngrënies dhe aplikova tualetin. Ishte e vështirë të shihje qartë lëkurën nën atë vrenjtësi dimri.
“Kot e morrëm shtëpinë jug-perëndim. Nuk ka fare diell në mëngjes” - i ankohem bashkëshortit i cili po mundohej të rruhej nën refleksionin e pastër të një kutie metalike Christian Dior, ku mbaja syzet e mia të diellit.
Ai ndalon, bëhet gati të përgjigjet, pastaj tund kokën lehtë e vazhdon sërish, i qartë se çdo koment i tij do të ishte i padobishëm përballe fytyrës sime të rrudhosur nga stresi që më kishte përshkruar. Pavarësisht se nuk arrita të bëja as dush, ora çuditërisht kishte shkuar 8:33. E vetmja gjë që më bëri të lumtur ishte aftësia ime për të organizuar sipas ngjyrave dhe materialeve dollapin e murit. Në errësirë arrita të përzgjidhja me prekje kostumin që do të vishja në takim dhe këpucët. Në 8:40 isha gati. Kisha 20 minuta kohë për të nxituar me makinë nga Piazza ku banoja tek European Trade Center ku ishin zyrat e mia. “Për 20 minuta, shkoj e vij dy herë” mendova me vete teksa prisja tek dera bashkëshortin tim, që ndryshe nga unë e pati më të vështirë të gjente rrobat e tij, duke përfunduar me një kollare blu mbi një këmishë kafe. Rruga për në daljen e pallatit ishte më e gjatë seç e mendoja. Kishim marrë shtëpi në kat të 11-të sepse ashtu do t'i gëzoheshim pamjes së Tiranës nga lart, por edhe oborrit-tarracë të dupleksit tonë. Shkalla ishte në errësirë të plotë dhe unë duhet të orientohesha me një dritë të zbehtë të ekranit të celularit tim Nokia. Dola pas 8 minutash nga pallati, pasi kisha zvarritur takat e larta të këpucëve të mia Ferragamo shkallëve, duke u munduar të gjeja si një e verbër me shkopin e saj, fundin e çdo shkalle. Kur zbres poshtë ndahem me tim shoq dhe drejtohem tek makina ime, Peugeout e blerë fringo e re vetëm një vit më parë. Im shoq e mbante benzin e tij Avant-garde në garazh pasi sipas tij “benzat vidheshin më shpesh”. Iu afrova makinës me nxitim, por sapo u bëra gati të hapja derën, pothuajse sa nuk rrëzova çantën në tokë kur shoh që në vend të pasqyrës nga ana e majtë ishin disa tela që vareshin të këputur kafshërisht. “Po pse duhet të më ndodhte mua xhanëm??” dhe “Pse sot?”. U ula e drobitur në sedilje, edhe pse dita ende s'kishte filluar. Shoh orën. 8:54. Kisha gjashtë minuta kohë. Ndez makinën dhe ende pa hequr frenat e dorës i jap nxitimthi nëpër një rrugicë të ngushtë. Por nuk do të arrija të dilja në rrugën kryesore, kur përballë meje u shfaq një BMV X5 e zezë me xhama të errët edhe pse ato ishin ndaluar me ligj nga qeveria aktuale. Me zor arrija të dalloja tullën e një shoferi që duhet të ishte rreth të 30tave, me qafë të zhdukur në dhjamin që i rridhte nga një këmishë e errët. Ai ishte futur në kundravajtje në këtë rrugicë një kalimshe, po kjo s'do të thoshte që ai të lëvizte. Jo jo, aspak. Ai u mbështet tek sedilja e tij e gjerë pa lëvizur, i sigurtë se duhet të isha unë ajo që duhej të ecja indietro. I bie burisë dhe me gjuhën e duarve i them te shtyhet. Ai përgjigjet në diçka të paktupueshme që dukej më shumë si e sharë. E kuptova që ishte i acaruar pasi fytyra e tij kishte marrë një ngjyrë panxhari dhe nga momenti në moment dukej sikur do t'i shpërthenin damarët e gjakut nëpër fytyrë. Ora 9:00. Nuk kisha kohë te bindja Tullacin Pa Qafë, dhe ktheva kokën për të studiuar rrugën e indietros. Ishte rrugicë e ngushtë, anash kisha makina të parkuara rradhaz, në fund më duhej të bëja edhe një kthesë. E pamundur. Asnjëherë nuk shquhesha për indietro të sigurta. Hap derën e makinës, zgjatem jashtë dhe duke u munduar të ruaja qetësinë edhe pse tashmë e kisha harruar si emocion, i kërkoj të zmbrapset.
“Unë??” m'u kthye ai duke drejtuar gishtat e trashë të mbushur me unaza floriri drejt vetes.
“E para jeni futur në një rrugë njëkalimshe, e dyta jam tmerrësisht shumë vonë për punë dhe e treta ju e keni më të lehtë për të ecur indietro pasi jeni më afër rrugës”
“Ti po më trego mu kshu si ecet, hë zogu?” dhe qesh e nëpër dhëmbë dalloheshin tunele të vogla e më të errëta se shkalla ime e padritë.
Nuk kisha asnjë shans ta bindja, dhe nëse vazhdoja isha e sigurtë se në fund ai do të më kërkonte edhe numrin e telefonit. Po po, për keta lloj tullacës të paqafë, nje flirtim me femrat nuk kish sesi kuptohej pa arrogancën. Ec ngadalë indietro por vetëm sa i hodha një sy të shpejtë orës elektronike tek kroskoti, dhe ja, zhurma çjerrëse e gërvishtjes së pasqyrës sime tjetër me pasqyrën e një Golfi përbri. “Mos dhe një tjetër” Ora ishte 9:12. Tashmë nuk kisha kohë të qaja të dy pasqyrat e mia sakate. I telefonoj sekretares dhe me një shpejtesi paralel me atë me të cilën u zhduka nga ajo rrugicë, i shpjegova se do të isha aty për 10 minuta. I dhashë si e çmendur deri tek bashkia, kur papritur një polic i mbështetur pas një motorri në mes të fillimit të bulevardit, ma bën me dorë të ndjekë rrotullamen.”JOoooooooooooooooooooooooooooo”. Askush nuk më kishte thënë se ishte bllokuar bulevardi. Asnjë televizion apo radio nga ato që transmetojnë pafund muzikën më të fundit të Eurostar nuk më lajmëroi se papritur do të gjendesha përballë një burri të shëndoshë me një kapele të shtrembër blu që i mbështetur në motorrin e tij, as nuk donte t'ia dinte që unë isha 15 minuta me vonesë në takimin më të rëndësishëm të karrierës sime. Të asaj karriere që më në fund po ia shijoja frytin që kur vendosa të kthehesha në Shqipëri pas disa vitesh jashtë shtetit. Tani për të arritur në zyrat e European Trade Center, ndërtesa më luksoze shumëkatëshe me xhama e ndërtuar prapa Piramidës, më duhej t'i bija nga rruga e Elbasanit. Ose më saktë të përpiqesha t'i bija nga rruga e Elbasanit, pasi përballë meje në rrugicën që lidhte rreth-rrotullimin e Skënderbeut me rrugën time, ishte një varg i palëvizshem makinash.”Çfarë po ndodh, ka punime në bulevard?” Pyes takstistin me pamjen më të paqtë në këtë trafik që po qëndronte përbri meje.
“Nuk ka punime jo, po seç janë zënë ata të ndërtimores me ktë policinë bashkiake ene kan blloku fare bulevardin, se nga nji anë i shkatërrum komplet, nga ana tjetër trafik” m'u përgjigj ai duke thithur një cigare mes gishtave të tij të verdhë.
“Seç ka dhe një koncert ktej nga sheshi Skënderbej” foli pasagjeri i ulur përbri tij.
Sa mirë, mendova me vete. Përveç bllokimit të rrugës kryesore, tashmë do të kisha me playback kolonën zanore të mallkimeve të mia, që nisën të më rridhnin nga goja, të shara që do të ngrinin pupthi nënën time, e cila gjithmonë më fliste për etiketë. Fuck Etiketën! Dhe u mbështeta tek timoni, ndërsa me një dorë lëvizja butonin e radios. Në një stacion një gazetar thoshte se partitë kishin prishur marrëveshjen dhe zgjedhjet lokale mund të mos mbaheshin në datën e paracaktuar. Një tjetër fliste për thashethemet më të fundit nga bota e vipave shqiptarë. “Çiljeta është bërë sërish shoqe me Zajminën” dëgjoja zërin e qeshur të spikeres, ndërsa sytë e mi ishin hutuar në bishtin e një Seat-i të palëvizshëm përpara meje. Ora 9:34. Një msg nga im shoq niste me një të sharë “Mu ca k…në trafik”. Qesha, edhe pse nëse dikush do të më fliste në atë moment, do t'i përgjigjesha me hungërima si një qen roje, gati për të sulmuar këdo që nuk më jepte një zgjidhje sesi mund të arrija në atë moment në punë. Në 9:48 ishte tek semaforët e fikur të rrugës së Elbasanit. Polici i vetëm i qarkullimit kishte ndaluar një makinë me targa Kruje dhe po i kontrollonte dokumentat, ndërsa dhjetëra të tjera silleshin nëpër urë si makina elektronike, duke rregulluar vetë trafikun me stilin “I pari unë, pastaj të tjerët”. Teksa mundohesha të lëvizja, një çunak rom i imët rreth të 13-ave më del përpara dhe i hedh ujë xhamit të makinës, e më pas mbëshetet për ta larë.”Ik m'u largo! Mos ma la xhamin, nuk dua!" bërtisja unë nga brenda. Një njeri tjetër do të ishte trembur nga ajo fytyrë e imja, por ai këmbëngulës dhe mospërfillës vazhdonte të fërkonte leckën e qelbur nëpër xham. Si të mos mjaftonte kjo, dy femijë 7-8 vjeçarë vrapojnë duke u mbështetur tek dyert e makinës dhe nëpër buzët e tyre lexoja “na jep nonji lek”. I bie burisë fort, shumë fort, për t'i larguar, e hap pak xhamin dhe nis t'i ulëras me sa kisha fuqi të largoheshin. “M'u zhdukni nga sytë se nuk iu jap asgjë”!. Ai më i madhi afron gojën tek xhami, buzëqesh dhe me zë të ulët më kthehet “ hajt të q…njëherëë”. Mbylla xhamin dhe shtypa gazin e nervozuar por nuk munda të ecja as dy hapa kur ndjej hijen e një trupmadhi në dritaren anësore. Një polic i gjatë ma bën me dorë të ndaloj diku tek lodrat e rrugës së Elbasanit.
Ora 9:52. Kisha frikë të hapja mesazhet e sekretares dhe vetëm i dërgoja të njëjtën sms “Erdha te betohem nuk është faji im thuaj shefit”. Polici trupmadh vjen i qetë drejt meje sikur e gjithë bota të vërtitej rreth tij dhe kapeles së tij blu.
“Dokumentat!”
“Per çfarë?” e pyes unë.
“Për atë buri që i re. Ku jemi këtu? E di që ç'orienton trafikun?
Ah! Unë ç'orientoj trafikun? Më fal zoti polic, ke pjesë të trafikut ç'orientoj. Pjesën që s'ka semafor, pjesën kur ti kontrollon dokumentat dhe lë qarkullimin në kaos, pjesën kur unë nuk jam e qartë nëse arrij t'i shkoj ndonjë rruge deri në fund apo përsëri do të më dalë ndonjë kolegu juaj i mbështetur në motorr duke ma bërë me dorë si një zonjëzë plakë të gjej një rrugë tjetër, më të ngushtë, më të tmerrshme, më kaotike, për të mos arritur kurrë në punë!!!!!!!!AAAAAAaaa ora 10:02 minuta.Këto i mendova, nuk ia thashë policit, i cili hulumtonte në dokumentat e mia sikur do të gjente ndonjë të fshehtë kombëtare. Rreth meje makinat vazhdonin ti binin burisë. Buri majtas, djathtas, të shara, frenime, njerëz që hidhnin hapat si në vals, dy para një prapa, të pasigurtë nëse duhet të kalonin apo jo.
“Më fal zoti polic, ju nuk i dëgjoni këto buri të tjera?”
“Mos më trego mue për punën time” u kthye ai me një theks të ashpër verior. Më ktheu dokumentat dhe më pas më dha një nënqeshje sikur jeta ime të varej nga verdikti i tij. “Mos i bie më burise se gjoba shkon deri në 100 mijë lekë, e di ti apo s'e di?”
Kjo ishte shprehja më e preferuar e policëve kohët e fundit që kur mësuan se sa më të larta të ishin gjobat, aq më shumë përqindje merrnin.
“Se mos dukesh nga ato që ta fal 100 mijë lekshin ti” vazhdoi ai dhe qeshi përballë fytyrës sime të habitur nga ky koment i pakuptimtë. Ora 10:08 minuta. Celulari kishte pushuar tashmë, ndërsa unë pothuajse arrita. Shkel gazin sërish dhe më në fund për 2 minuta më del përballë hyrja anësore e ETC ku ndodheshin zyrat e mia. Ndaloj, hap pasqyrën sipër meje për të kontrolluar edhe njëherë veten. Rimeli Estee Lauder waterproof kishte rënë pak nga lotët e nervave teksa prisja në trafikun e rënduar. Buzëkuqi Nars ishte zhdukur nga turfullimet, ndërsa fytyra ishte më e zbehtë dhe e pluhurosur saqë mezi dallohej efekti i kremit Shiseido dhe pudrës Laura Mercier. Futem në ashensor. Ora 10:11. Kisha menduar çdo lloj fjalie që do të thoja gjatë një ore që endesha nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa tani truri më ishte zbrazur pothuajse fare. U futa në ashensor, shtypa numrin 13 dhe u mbështeta në një cep, pa asnjë shprehje në fytyrë. Në kabinë ishin edhe dy vajza rreth të 20-tave, punonjëse të një kompanie dy kate poshtë meje.
“Dje u kënaqa shumë. Shkuam hëngrëm darkë tek një restorant kinez” tha një vajze simpatike bjonde, teksa vështronte veten në pasqyrën e ashensorit.
“Po pastaj çfarë bëtë?” e pyeti një brune kaçurrelse e bëshme, nën xhaketën e së cilës dallohej vija ndarëse e gjoksit.-“Pastaj takuam ca shokët tanë në një kafe, ndenjëm aty pak dhe ikëm në pub. Unë kujtoja se pubet do të ishin bosh të mërkurave, po jo mi, kishte gjithë ato studentë. Po ti ça bëre?
“Unë dola, është hapur një shtëpi vere fantastike. Të pëlqejnë flokët e mia?
“Shumë, ku i leve?’
“Tek parukierja ime kishte marrë ca bojëra yll nga Italia.
“Dhe unë do krihem se shih si më janë bërë flokët” vazhdoi bjondja, ende e fiksuar pas pasqyrës. Më pas, pa kthyer kurrizin drejtohet nga mua.
“Më pëlqen shume çanta jote. Firmato?””Fendi, e blerë në Itali” i përgjigjem me gjysëm zëri, çuditërisht ndryshe nga herët e tjera kur unë me dëshirën më të madhe reklamoja ato që i blija me aq qejf në pazaret e Milanos, Londrës apo New yorkut”.
“Lum si ti”
“Eh, disa kanë fat- shtoi kaçurrelsja duke më parë me bisht të syrit dhe të dyja u larguan kur ashensori ndaloi në katin e 11-të.
Në orën 10:15 isha ne zyrë. Sapo futem në hollin e madh, shoh fytyrën e vrenjtur të drejtorit tim që sapo përcillte nga zyra klientin austriak. E njihja atë zemërim shumë mirë. Herën e fundit që e pashë kështu, ishte kur hoqi nga puna një kolegun tim pasi e kishte kapur duke vjedhur nga llogaria e njërit prej klientëve tanë. Marr frymë thellë dhe pa u përshëndetur me austriakun, turrem drejt e tek drejtori. “Boss, I am so sorry, but honestly it was beyond my control”
“This is intolerable” më përgjigjet ai në anglisht me theksin e tij të rëndë grek. Normal që ishte e patolerueshme për atë i cili jetonte në Tiranë prej 3 muajsh, në hyrjen tjetër të ndërtesës në një apartament 2200 euro metri katror, me një gjenerator gjigand, i cili pasditeve i kalonte tek palestra e Sheratonit dhe fundjavët me familjen e tij në Athinë.
“I expected you here, and you were not, therefore I will give you a day off, because honestly I don’t need you here today”
“I can’t” iu përgjigja duke u mbajtur pas murit pothuajse e pafuqishme për të qëndruar në këmbë.
“What?” të dy burrat e gjatë më panë të çuditur për përgjigjen time.
I shpjegova se nuk mund të hipja më në makinë, të ecja në atë trafik, të ngelja dhe disa orë nëpër rrugët e pluhurosura të qytetit, të ngjitesha 13 kate në pallatin-errësirë të timin, të rrija në shtëpi e shtrirë duke parë tavanin me sy e duke persekutuar veten se kisha humbur takimin më të rëndësishëm të karrierës sime. Dhe nëse ai ishte më i rëndesishmi, ç’vlerë do të kishin te tjerat.
“I don’t understand you” vazhdoi ai dhe bëri të ecte.
“Dhe s'do ta kuptosh përderisa këtu në këtë vend ke kaq pak që jeton. Dorëzohem, nuk e kontrolloj dot jetën time. Nuk i kontrolloj dot këta njerëz, nuk e di si do të zgjohem nesër shef, nëse do të jem sërish vonë në punë. Nuk e di nëse shtëpia ime prej 900 euro metri katror në zonën më të mirë të Tiranës do të gdhihet në dritë apo errësirë, apo një fuçi uji e vendosur në tarracë do të çahet, nuk e di cili kokëderr do të vendosë të hyjë sërish kundravajtje në rrugicën time apo çfarë sherri të rradhës do të kenë policët bashkiakë me ata të ndërtimit. Sinqerisht nuk e di çfarë do të ndodh.
Ai u zbut në fytyrë, mori një pamje prej babaxhani pastaj m'u afrua sikur do të më përkëdhelte kokën. “Dakord, e kuptoj qe je e stresuar, por kjo është hera e fundit që më rrëfen për surpiza të tila dhe humb takime kaq të rëndësishme. Mr. Weisz do të jetë edhe nesër në Tiranë, por tani ka punë dhe mund të takohemi sërish.
“Okay” iu përgjigja unë edhe pse nuk isha e sigurtë se e kishte kuptuar thelbin e fjalimit tim alla-hollivudian, se në këtë qytet nuk ka herë të fundit, nuk ka axhenda. Tirana është një Kinder Supriza gjigande, me ëmbëlsinë e çokollatës për ata që kane lindur e rritur këtu, por që sa herë e kafshon , të del një lojë e re sikleti, copëzat e të cilës ose arrin t'i bashkosh ose i le ashtu të hapërdara. Spontane. E vetmja gjë e sigurtë në kete qytet ishte takimi im i ardhshëm me parukieren, të nesërmen në oren 18:00. Që edhe mund ta ndryshoja për tani. Meqë kisha nje ditë pushim si dënim për mungesë korrektese dhe organizimi. Ose do të shkoja të harxhoja disa lekë nga të kompanise së tim shoq tek ndonjë dyqan veshjesh të shtrenjtë, shumë të shtrenjtë, të humbja nëpër cohërat e buta, duke kujtuar shkëlqimin e dyqaneve të Milanos, Parisit, apo New York-ut, e duke ëndërruar se thellë thellë i përkas asaj bote e jo kësaj këtu.

September 02, 2006

So much to see...so little time

Londra

Sot u tremba kur mendova se po me zhdukeshin pasionet. Tek ecja ne Londer, duke u lekundur nga cantat e medha te mbushura me rroba qe nuk do te vishen kurre, arrita ne perfundimin se kisha gati nje vit qe jetoja ne kete qytet, dhe nuk kisha pare shume per te mos thene asgje. Kisha ardhur pa asnje lloj emocioni, e shtyre nga rrethana te justifikueshme dhe tmerri ishte se e kisha pranuar kete gjendje "bezhe" aq lehte saqe deri sot, 10 dite perpara se te largohem perfundimisht nga ky qytet, nuk e kisha vrare mendjen per te vepruar ndryshe. Londra me dukej si "i njohuri te nje te njohures sime" qe rastesisht ka perfunduar me mua ne nje tavoline kafeje, ne nje mengjes te hene ndersa "e njohura" eshte larguar per pak caste, dhe se bashku shkembejme muhabete te vogela mbi tituj gazetash apo udhetimet tona, biseda me prapashtesa -eh dhe -varja. Bisedat spirale ne qender kane vetem nej pritje te deshperuar per tu shpetuar nga ndermjetesimi i detyruar i pales se trete, "qe duhet te vije nga momenti ne moment". Ne rastin tim me Londren, shpetimi eshte data e perfundimit te studimeve. Aq e perqendruar kam qene tek ky "shpetim"saqe e kuptova se kam anashkaluar nje bote, nje qytet te rende me histori, me detaje kulturash e jetesh te sperkatura neper rruget e ngushta, me nje mori ekzibicionesh zelarta deshirash e idesh ne cdo gjuhe te mundshme, me shije curry apo Cheshire barbeque Sauce...nese do ta beja film kete skene, une do te isha ne mes, diku ne Regent Street e hutuar ne buze te nje trotuari, dhe rreth meje te gjithe do te ecnin shume shpejt, ne fakt me shume do ti ngjante nje videoje muzikore. Dhe ne fund perpara meje do te ndalonte nje Black Cab, destination Heathrow. Kam tre dite ne dizpozicion per ta thyer "mallkimin e pritjes" dhe kam vendosur te dale. Do te dale vete, do te ndjek ndonej grup njerezish qe ecin ngadale e shohin vetem lart, do te iki te kap ekspoziten e fustaneve te mbretereshes ne Buckingham palace, edhe pse nuk besoj se do te me lejojne te prek cohen (kjo eshte deshira ime e vetme). Ndoshta do te kaloj edhe nga Madamme Tussaud, por e di qe do te nxitoj drejt Angelina Jolie apo Brad Pitt, duke anashkaluar te tjeret. Do te shoh nese Jolie eshte me e gjate se une, do te qetesohem duke menduar se dylli te fsheh difekte "qe ajo me siguri i ka kur zgjohet ne mengjes", me pas do ti afrohem Pitt e serish do te mendoj per Aniston, jo per fatkeqesine e saj te divorcit, por per fatkeqesine e gjykimit njerezor ndaj pamjes se jashtme. Do te mendoj per ate grup njerezish te shtrire ne te gjithe boten te cilet mbeshteten Aniston sepse thelle thelle, pamja e saj asimetrike iu jepte shprese se diku, qofte edhe ne nje segment endrre te nje dreke vere, ata "njerezit normale" do te kishin mundesi per te patur Ate "mashkullin me te bukur ne bote". E kur perralla mbaroi, te gjithe u revoltuan, por jo per ndarjen sesa per faktin se "me i bukuri ne bote" u FITUA (fjala magjike) nga "me e bukura ne bote", duke nxjerre ne pah friken e erret te tyre se ata "njerezit normale" do te bien perfundimisht ne shtrat me ata "njerezit normale e gerhites me kanatiere " ndersa ata "njerezit e bukur" do te presin qetesisht, duke lexuar Danielle Steel ne shilaresin e nje shtepie te bardhe, "njeriun e bukur" ti puth pa mendje.
Duke u rikthyer tek Londra; Kam menduar 100 gjera qe do te beja tre ditet e fundit, 80 prej tyre kerkojne shpenzime te medha, 20 te tjera duan te pakten nje shoqerim, mundesisht nga dikush qe ka pak pasion, por qe fatkeqesisht nuk njoh anje pervec disa 'comradeve" ballkanike te cilet shpenzojne me shume kohe ne boten virtuale te mbrujtur me alfabete cirilike sesa jashte. Nuk e di, ndoshta do te dizenjoj nje plan kursimi parash, per tu rikthyer serish me dike e per te bere ato qe nuk bera kurre gjate nje viti. Vetem se pak e pamundur ehte dhe kjo, duke qene se ne vendin tim vendimet e befasishme per te udhetuar diku, te shuhen gradualisht atje nga ora e katert e pritjes neper rradhet e ambasadave apo te plotesimit te formulareve me pyetje kurioze e te bezdishme mbi detajet e udhetimit. Sidoqofte, do te bej dicka. Ndoshta do ta nis nga Hyde Park. Lutiu te mos jete kohe e mire (nje lutje qe plotesohet me shpesh sesa e mendoni), sepse perndryshe do te perfundoj e shtrire ne ndonje cope bari prane mini-liqenit duke lexuar...ndonje roman te trishte, apo duke admiruar ata qe kane qen, ose femrat me trupa te tonifikuar qe vrapojne rregullisht neper rrugicezat e parkut. Dhe kjo do te me haje kohe, shume kohe derisa te bjere dielli e mua me duhet te nxitoj per te bere pazaret e fundit per familjen...sepse duhet ta dini..."po vij nga jashte shtetit"...

September 01, 2006

London fashion

So I decided to start this blog since today is the Blog's international day. I wonder if there's a international day left for let's think "International day of nail clipping" or "international day of Brasilian wax". I mean these are pretty popular activities, don't you think so? Anyways, I am currently in London, although I officially live in Tirana, the capital of Albania. I am trying to finish my dissertation which unfortunately has to be around 60 pages and what is more an Unfortune, I cannot procrastinate on this thing! Unless I was a Genius on an overdose of Ritalin, with the typing speed of 200 wpm and with organizational skills of a Palm Pilot. But I am not so i have to work little everyday and by little i mean 8 hours straight at the library.
Today in London was surprisingly warm, although summer dies here at the end of July. This is what Britons say, but I say that this city does not have a summer at all, except some random spontanious greetings from the sun, which are scattered throughout the year. In may for example, I went out as usual with my black cordoroy jacket and a scarf I had just bought at Top Shop, only to end up with 43 quids less in my account, because I had to buy a tank top and a skirt in order to survive the surprising heat (well, you could say that I could have gone back home and change, but a girl's gotta celebrate those rare sunny days in the latest fashion).
What I like about London most is the fashion and those cute sandwich shops spread out around Oxford Circus. The fashion here has made me revaluate the Legitimacy of Matching up colors. I mean,who said that you couldn't match blue with black or brown with black, with purple ballet pumps and some yellow jewerly. Don't squint your face like you're biting on a lemon, because in reality, it looks good. At least on Londoners. I remember we once had a dress-that-clash day at my high school in Auburn, WA. We all had to wear things that did not match. So everyone wore excatly what the Londoners call fashion. Dots with stripes, green with orange, blue and brown, vintage dresses with patterns over a pair of worn out jeans. We would laugh at each other, and i never though that 10 years later, I would cry for not being able to pull this fashion off on myself. Well, not exactly crying, but I was irritated a little as i tried to mix and match clothes at the dressing room, of London's authentic store, Top Shop. I had chosen six items. One was a vintage dress which reminded me the annual pop music festivals in Albania back in teh 1980s and singers such as Vace Zela or Liljana Kondakci. Now to make this dress look "now" I brough a pair of jeans, a big belt, a long necklace, a pair of ballet pumps (the best fashion comeback ever!) and a green cardigan. I wore them and....nope...I did look fashionable ...for a village girl. And I don't mean any village girl. I mean I looked like those 18 year old brides from Albania's remote villages who wear dresses over pants, and after they get married and go to pay visits to their husbands' family , they put a lot of make up on, some jewelry on(whatever they can find or borrow from "the one who went abroad") a little natural blush on the cheeks (to show that they are and will remain obedient to their man and family). This is how I looked like and I am not from a village (well my father was born in one), I am from the capital for god's sake, I have traveled , spent a good chunk of my life abroad in NYC, Boston, London you name it, and I still looked like a Aferdita, Bajame or whatever their names are. After I spiralled adn twirled in front of the big mirror, I suddenly realized why: I couldn't look like a Briton, because I wasn't one. I wasn't as indivualistic as I thought I was, I wasn't a rebel with or without a cause anymore, I didnt feel free and I was restrained in many of my decisions and actions and suddenly after a long time abroad, I had re-developed the fear of being prejudiced. And this is because I was officially living in the small city of Tirana. Although I can't pull off at all Albanian "cheap eastern european slut" fashion, I certainly felt very foreign to the British fashion. The way Britons see clothes, is a way of expressing themselves, of being different from the crowd but not certainly distinguishing themselves among others. The way Albanians see fashion is a way of being seen, a way of covering inner insecurities and fears through an expressive, sexually to-your-face outfits, although at the end of the day, sex remains a taboo. I do not definitely belong to the crowd, but I also do fear of being to appart from it. I guess I will stick with what I know best, the American style. It is all about being comfortable, simple and classic. Classic works right? I mean I can go in Jakarta or Kabul and I will still look okay and acceptable. I choose comfort over loud expressions.